Ish-kryeministri Sali Berisha, i pyetur nga gazetarja Anila Hoxha nëse e sheh si presion ndaj drejtësisë grumbullimin e dhjetëra mbështetësve jashtë godinës së SPAK, u shpreh se “kjo është një amnisti që po amniston krimin e qeverisë”.
Anila Hoxha: A do t’u përgjigjeni pyetjes së prokurorëve të posaçëm?
Sali Berisha: Këtë pyetje drejtoja avokatit, ky është qëndrimi im ndaj prokurorisë politike private të Edi Ramës
Anila Hoxha: A parashikoni të rëndohet akuza juaj?
Sali Berisha: Të garantoj që në Shqipëri dhe në të gjithë botën, nuk ka lind as dje as sot, ai që mund të gjejë një fakt apo provë të vetme të korrupsion të Sali Berishës
Anila Hoxha: Një numër i konsiderueshëm mbështetësish janë grumbulluar këtu jashtë SPAK, a mendoni se kjo mund të interpretohet si presion për drejtësinë?
Sali Berisha: Për cilën drejtësi? Për atë që amniston krimin, amniston vjedhjet e miliardave, që merr milionin për të mos bërë pyetjen, që merr peng gjykatës dhe prokurorë.
Top Channel