“4 vite hetim, sa një luftë botërore, dhe SPAK nuk gjeti asgjë”/ Berisha: Me dosjen “Partizani”, Prokuroria e Posaçme krijoi një piramidë mashtrimi

11/09/2024 12:12

Ish-kryeministri Sali Berisha, sapo mbërriti në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, dha një deklaratë për mediat, ku nuk kurseu akuzat për kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarët e SPAK.

“Një piramidë mashtrimi”, i konsideroi kryedemokrati akuzat e SPAK dhe vendimin për “arrest shtëpie”. Sipas tij, gjithçka është bërë me urdhrin politik të Edi Ramës, ndërsa u zotua se ky i fundit nuk do t’ia dalë të marrë mandatin e katërt për drejtimin e qeverisë.

“Jam sot për t’u paraqitur atyre zotimin solemn se Edi Rama, jo që nuk do të marrë dot në këtë mënyrë mandat të katërt, por shumë shpejt do ta lëshojmë me djersën e turpit në tokë.

Prokuroria politike e Edi Ramës, SPAK, bazuar në kallëzimin e rremë të kreut të grupit parlamentar të PS dhe ish-ministrit të Brendshëm, Taulant Balla ka hetuar Sali Berishën në tre breza dhe deri te mbesat në një kohë kur ato nuk kishin lindur ende.

Me urdhër politik, mercenarët e prokurorisë politike të Ramës, mbajnë në arrest liderin e opozitës prej 255 ditësh, pa asnjë bazë, por me dëshirën e Edi Ramës, me kërkesën publike dhe jopublike të zyrtarëve dhe diplomatëve të korruptuar të një vendi mik si Mc Gonigal dhe të tjerë. SPAK, me dosjen Partizani krijoi një piramidë mashtrimi, kreu shkelje kushtetuese të përsëritura dhe la në burg të paligjshëm Sali Berishën, me qëllim për t’i shërbyer Ramës. Nga ky hetim që zgjati 4 vite, sa një luftë botërore, nuk zbuloi asnjë shkelje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA