Ukraina synon të reduktojë varësinë e saj nga raketat e vendeve partnere e për këtë arsye, Kievi po punon në një program ambicioz për të prodhuar vetë raketa.

Sipas ekspertëve, Ukraina tashmë ka avancuar me llojin e ri të dronëve ushtarakë “Paljanica”, e ka shënuar një lloj suksesi edhe me programet raketore. Serhiy Shurez, drejtor i kompanisë së informacionit dhe konsulencës “Defence” sjell si shembull raketat antitank, si “Stugna” dhe “Corsair”, të cilat tashmë janë në prodhim masiv, si dhe R-360 ‘Neptuni’, raketa kundër anijeve.”

Raketa e tipit Neptun është e pajisur me një kokë me peshë 150 kilogramë dhe ka një rreze veprimi deri në 300 kilometra. Për herë të parë, raketa e tipit Neptun u përdor në kushte luftarake në fillim të prillit 2022, kundër fregatës ruse “Admiral Essen”. Më pas, më 13 prill 2022, ndodhi një nga ngjarjet më të rëndësishme gjatë luftës mes Ukrainës dhe Rusisë: Dy raketa të tipit “Neptun” kanë fundosur luftanijen ruse “Moskva”.

Në vitin 2023, u bë e ditur se projektuesit ukrainas kishin modifikuar “Neptun”. Tani këto raketa mund të godasin jo vetëm anijet, por edhe objektivat në tokë. Raketat e modifikuara tani kanë një rreze veprimi prej rreth 400 kilometrash dhe janë të pajisura me një kokë që peshon 350 kilogramë. Mësohet se ushtria ukrainase ka përdorur tashmë disa herë raketa të modifikuara të tipit “Neptun”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA