22/11 23:29
40% më shumë vajza kanë zgjedhur këtë vit shkollor të studiojnë për veterinari, bujqësi dhe teknologji ushqimore në shkollën profesionale “Mihal Shahini” në Cërrik.
Promovimi i arsimit profesional u ka dhënë të rinjve informacionin e nevojshëm për t’u orientuar drejt profesioneve.
Vitet e fundit arsimi profesional po njeh rritje të vazhdueshme, ndërsa bashkëpunimi me bizneset ka bërë që të rinjtë të punësohen edhe gjatë shkollimit.
Teksa regjistrimet janë të hapura deri në fund të shtatorit shkollat profesionale ftojnë të rinjtë të specializohen në një drejtim të caktuar. Tashmë ofrohet mundësia edhe e transferimit të studimeve nga gjimnazi publik në arsim profesional.
Top Channel