OKB gati “të hyjë” në Gaza: E mbikëqyrim ne armëpushimin, problemi është Izraeli!

10/09/2024 07:16

Kombet e Bashkuara shprehen të gatshme të ndihmojnë në mbikëqyrjen e një armëpushimi  që do t`i jepte fund luftimeve në Gaza, dhe makthit të popullsisë civile, edhe pse siç sqaroi kreu i agjencisë së njohur botërore, ajo nuk do të administrojë në mënyrë të drejtpërdrejtë territorin e munduar nga konflikti disa mujor, e as nuk ka në planë të dërgojë forca paqeruajtëse atje.

Antonio Guterres pohoi për Associated Press se “OKB-ja do të jetë e gatshme të mbështesë çdo armëpushim”, por ai vetë nuk beson se Izraeli do të pranonte një rol më të gjerë të organizatës. Mes luftimeve qe vazhdojnë prej 11 muajsh tashmë, shteti hebre akuzoi disa punonjësh të Kombeve të Bashkuara se iu bashkuan militantëve të Hamasit në sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit, që nxiti dhe ofensivën e ashpër të Tel Avivit.

OKB-ja ka një mision vëzhgimi ushtarak në Lindjen e Mesme, të njohur si UNTSO, që nga viti 1948. “Ne do të jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që na kërkon komuniteti ndërkombëtar”, ishte komenti i Guterres. “Çështja është nëse palët do ta pranonin atë, dhe në veçanti nëse do të bjerë dakord Izraeli”, shtoi ai.

Ushtria izraelite kreu edhe gjatë natës sulme ndaj  ndërtesave të përdorura nga militantët e Hezbollahut në Libanin jugor, sulmi më i fundit në përplasjet ndërkufitare midis dy palëve që kanë nxitur shqetësime për një konflikt më të gjerë rajonal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA