Gjykata e Europiane e Drejtësisë rrëzoi ankesën e Google dhe Alphabet kundër gjobës maksimale prej 2.4 miliardë eurosh të vendosur nga Komisioni Evropian për grupin Mountain View.
Komisioni në vitin 2017 arriti në përfundimin se Google kishte abuzuar me pozitën e tij dominuese në tregun e shërbimeve të përgjithshme të kërkimit në internet si dhe në tregun e shërbimeve të specializuara.
Nga pagesat e këtyre të fundit kompania Alphabet, si aksioneri i vetëm i Google, u konsiderua përgjegjës për përfitimin pa konkurrencë të shumës totale prej 523 milionë euro në Europë.
Po ashtu të martën, gjiganti tjetër teknologjik Apple ka humbur betejën kundër një urdhri për të paguar 13 miliardë euro në taksa të prapambetura në Irlandë.
Gjykata Evropiane e Drejtësisë nxori një vendim duke përkrahur Komisionin Evropian në një çështje që shënjestronte ndihmën e paligjshme shtetërore për korporatat globale.
Dy gjigantët e teknologjisë kanë njoftuar se do ta vazhdojnë betejën ligjore.
Top Channel