Evakuim ndërkombëtar nga anija e goditur nga hantavirusi në Spanjë / Britania dhe vendet e BE-së dërgojnë avionë për riatdhesim 09/05 18:38
Zjarrfikësit në Gjermani shpresonin sot se shiu i natës në rajonin malor Harz ka zbutur zjarret që digjeshin prej disa ditësh.
Skuadrat po përgatiteshin të niseshin sërisht drejt Brocken, mali më i lartë në veriun kryesisht të sheshtë të vendit, pas disa orë reshjesh të vazhdueshme, tha drejtori i emergjencave Immo Kramer.
“Po shkojmë me personalin për të verifikuar efektet e reshjeve të natës,” tha Kramer për agjencinë dpa.
Zjarri nisur të premten në Königsberg, një nga malet e kompleksit Brocken, ishte përhapur në një rajon prej 1,000 metrash dhe qindra zjarrfikës luftonin ndaj tij në fundjavë.
Zona është një destinacion i njohur ekskursionesh por prej zjarreve ka qenë mbyllur për turistësh.
Top Channel