Evakuim ndërkombëtar nga anija e goditur nga hantavirusi në Spanjë / Britania dhe vendet e BE-së dërgojnë avionë për riatdhesim Ajo akuzohet gjithashtu se ka përdorur pozitën e lartë për të shkarkuar njerëz nga puna.
Një senatore në SHBA akuzohet se ka shfrytëzuar për seks kreun e stafit të saj, që është i martuar duke e detyruar të kryente akte seksuale në zyrë ose në makinë.
Senatorja republikane Marie Alvarado-Gil është paditur nga Chad Condit per abuzim seksual dhe krijim i një “mjedisi armiqësor pune”.
Padia civile në gjykatën e Sacramento thuhet se eprorja shpesh i kërkonte të kryente akte seksuale.
Ai akuzon si eproren Alvarado-Gil dhe senatin shtetëror të Kalifornisë për “diskriminim në shkelje me rregullat e punësimit”.
Ish-kreu i stafit e përshkruante marrëdhënien me shefen e tij si “të bazuar te seksi” dhe te avancimet e padëshiruara të saj, “të shoqëruara me dënime dhe ushtrim pushteti”.
Ai shtonte se shefja e tij “kishte liri” për të tradhtuar burrin.
Alvardo-Gil është e martuar me gjashtë fëmijë.
Alvarado-Gil kishte punësuar Condit si drejtues të stafit të saj pak pas zgjedhjes në 2022 por e kishte shkarkuar një vit më vonë
Ajo mohon akuzat duke thënë se ai është vetëm një “ish-punonjës i hatërmbetur” i cili ka “fabrikuar një histori … për të fituar para.”
Ognian Gavrilov, avokati i Alvarado-Gil, tha për rrjetin POLITICO se akuzat nuk mbështeten nga prova.
“Ne presim që Senatorja të çlirohet nga çdo akuzë apo pretendim të bazuar në fitime financiare”./The Sun/
Top Channel