Merr fund saga për Himarën, kolegji rrëzon Berishën dhe Dulen, Vangjel Tavo konfirmohet kryetar bashkie

09/09/2024 17:33

Dy muaj pas zgjedhjeve të pjesshme në Himarë, merr fund  saga e ankimimeve për drejtimin e Bashkisë.

Vangjel Tavo  certifikohet si qytetar i parë i Himarës edhe nga kolegji zgjedhor, i cili rrezoi padinë e bërë nga juristet e Sali Berishës dhe Vangjel Dules që kërkuan përsëritje  të procesit zgjedhor të 4 gushtit me pretendimin se ishte manipuluar.

Me këtë vendim shkalla e fundit ankimore i hap rrugë komisionerit Ilirjan Celibashit që të mandatojë Vangjel Tavon për tu betuar si kryebashkiak.

Ne zgjedhjet e pjesshme të mbajtura në Himarë në 4 gusht kandidati i Partisë Socialiste fitoi me 1477  vota diference përkundrejt rivalit opozitar Petro Gjikuria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA