Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi i ftuar në “Shqipëria Live” pas mbledhjes së Asamblesë, u përfshi në një debat me Endrit Shabanin, nga “Nisma Thurje”.
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi i ftuar në “Shqipëria Live” pas mbledhjes së Asamblesë, u përfshi në një debat me Endrit Shabanin, nga “Nisma Thurje”.
Sipas Shabanit, mazhoranca nuk ka asgjë për t’u votuar për të qëndruar në pushtet, me në krye Klosin, që sipas tij nuk ka bilanc politik, ndërsa akuzoi se qeveria dhe opozita kanë krijuar një barrierë që nuk lejojnë të rinjtë të futen në politikë, akuzë të cilën Sekretari e hodhi poshtë.
Në një ndërhyrje, ish-deputeti Nikollë Lesi tha se mazhoranca nuk mund të bjerë dot, me një opozitë të përçarë, pasi njerëzit nuk kanë besim.
Shabani: Ne nuk kemi më arsye ta votojmë PS më, që nga zoti Klosi sepse është një nga më të vjetërit dhe ndershmit, por nga pikëpamja e bilancit politik është katastrofik.
Klosi: Ti këtë bisedë ke 20 vjet. Do të bëhesh deputet, të bësh opozitë, por nuk të qëndrojnë ato që thua. Kodi elektoral është bërë i tillë se në Shqipëri mazhoranca asnjëherë nuk shkon te 84. Duhet të votojmë një kod.
Shabani: Po kodi? Përmbajtja është e ndryshme, çfarë amniste ke votuar, kë falët…
Klosi: Gjynah që na dëgjojnë njerëzit duke u zënë, kështu është kur nuk e di kush është në debat. I votojmë së bashku se kjo është mënyra për të funksionuar ky shtet. Pse partia fiton dhe kush është bilanci, shumë herë kemi fituar në këtë vend. Vota në Shqipëri është masive dhe e ndershme. Keni 30 vjet, duhet ta gjeni rrugën për të pasur sukses, mungesa suksesit tuaj nuk është problem për mazhorancën apo opozitën. Që të fitosh, duhet të kesh aleanca.
Shabani: Në 2021 morëm vota për një deputet, por fakti është që këta janë bërë bashkë për të krijuar një bunker, për të lënë larg të rinjtë. Kanë krijuar një sistem zgjedhor që ia kanë marrë forcave të reja. Ne do ta vazhdojmë betejën, luftë e padrejtë.
Klosi: Kush mendonit se do ju favorizonte?
Shabani: Ai i Kosovës.
Klosi: Pse?
Shabani: Ju nuk flisni dot këtu, por ky sistem zgjedhor ju dëmton edhe ju brenda PS sepse ju shtyni karrocën për parazitë që janë aty, që nuk kanë asnjë lloj lidhje me votuesit. 12 njerëz që nuk mbajnë përgjegjësi për çfarë bëjnë në parlament, kanë votuar për ligje personale.
Lesi: Po të ketë frymë dhe organizim opozita, po të jenë solidarë, krijohen 100-200 mijë veta në shesh. Kush del sot në shesh? Nuk kanë besim.
Klosi: Sistemi as nuk të sjell në pushtet, as të lë në opozitë, është mënyra si paraqitesh te njerëzit.
Shabani: Unë jam te pazari i ri, kush është aty ?
Klosi: Secili deputet ka zonën e tij. Njerëzit duhet të votojnë programin. Sado forcë minimaliste jeni, forumet drejtuesi do të vendosi kush janë listat.
Shabani: Partitë e vjetra nuk po rinovohen, këto janë makiazh për të hequr rrudhat. Rrogën e këtyre që janë në pushtet e paguaj dhe unë që nuk kam votuar për ata.
Top Channel