Akti normativ i mjekëve, debat në Kuvend për ligjin që vështirëson punësimin e tyre në privat: Nëse miratohet, do veprohet siç bënë studentët

09/09/2024 19:46

Akti normativ që kufizon dy punësimin e mjekëve dhe ndryshimet që u bënë në Ligjin e Urdhrit të Mjekut ka nisur të diskutohet në komisionin parlamentar të shëndetësisë.

Urdhri i Mjekut ka shprehur mosdakortësinë pasi u cenon pavarësinë.

President i Urdhrit të Mjekut, Fatmir Brahimaj thotë: “Çfarë kuptimi ka që qeveria më bën kriteret dhe unë i zbatoj? Unë jam ent i pavarur”.

Ky projektligj që ka mbërritur në komisionin e shëndetësisë  ka hasur në kundërshtinë e deputetëve  të opozitës të cilët e konsiderojnë antikushtetues.

Deputeti Triatan Shehu i ka  bërë thirrje mjekëve të ngrihen në protestë si studentët e mjekësisë

“Ngrihuni si studentët, po ju trajtojnë si bujkrobër, po ju shkelin dinjitetin”, shprehet Tritan Shehu.

“Lëreni të qetë Urdhrin e Mjekut të bëjë punën e tij. Qeveria të bëjë kontratën më mjekun dhe të kontrollojë zbatimin e kontratës, është shumë e thjeshtë”, thotë Petrit Vasili.

Urdhri i Mjekut më herët ka deklaruar se do ta çojë në Gjykatë Kushtetuese këtë projektligj nëse miratohet ashtu siç vepruan studentët e mjekësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA