U takuan në rrugën kryesore të fshatit dhe nisën të debatonin! Si agravoi sherri në Shkodër, autori qëlloi 29-vjeçarin me katër plumba

08/09/2024 20:15

Një konflikt mes dy të rinjve ka përfunduar në shkrepjen e armës pasditen e kësaj të diele.

29-vjeçari Renaldo Kola, mbeti i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është shtetasi Marjo Kroni. Ata kanë qenë duke udhëtuar në dy automjete të ndryshme tip “Audi”, dhe janë takuar fillimisht në rrugën kryesore të fshatit ku kanë nisur të debatojnë dhe më pas është përdorur arma e zjarrit.

Autori i dyshuar, Marjo Kroni, ka nxjerrë një armë zjarri duke qëlluar 4 herë në drejtim të 29-vjeçarit duke e lënë të plagosur.

Plumbat fatmirësisht nuk i kanë shkaktuar dëme të rënda të riut. Autori, më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe policia po punon për kapjen e tij.

Dyshohet se shkak i përplasjes ka qenë një konflikt i hershem mes tyre.

Lexo edhe: Të shtëna me armë zjarri në Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person, autori në arrati! Policia “blindon” zonën

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA