Talenti në muzikë që ka zgjedhur “Inxhinieri Mjedisi”, Ayan Spirollari: Dua të kem treg pune të siguruar

08/09/2024 20:20

Ayan Spirollari ka përfunduar gjimnazin “Petro Nini Luarasi” dhe të gjithë njerëzit përreth tij  mendonin se të ardhmen e kishte shkruar që në fëmijëri me talentin në muzikë.

“Ju futa muzikës me kokë kur fillova të mësoja dhe kitarën, se thashë ta shoqëroja zërin që kam me një instrument. Në klasë të 7 ka qënë kur kam dalë për herë të parë në skenë, në shkollë në një vit të ri dhe pastaj në cdo festë ishte Ayan-I që dilte para shkollës. Më pas vazhdova në kompeticione të ndryshme, shkuam në gjimnaz, u njoha me disa shok e krijuam grupin Troy Band, ku kemi fituar në “Tirana art festival 2023” e kemi qënë finalistë në shumë kompeticione”, tha ai.

Por programi universitar që ka zgjedhur i jep kthesë tjetër jetës së 18-vjeçarit. Edhe pse që i vogël ka spikatur për zërin melodioz e të veçantë, siguria që ka me talentin në muzikë, bën që Ayan të investohet të marr njohuri të reja në Fakultetin e Inxhinierisë së Mjedisit.

“Është një nga inxhinieritë që më pëlqen më shumë në fakt, kjo është arsyeja pse e zgjodha. Lidhet me natyrën që unë preferoj të kujdesem për të dhe thashë pse jo të vazhdoj edhe si profesion. Duke qenë se nuk zgjidhet nga pjesa më e madhe e të rinjve, do e kem një treg pune të siguruar”.

Nga arti, Ayan thotë se nuk do të heq dorë, por pse jo kërkon të quhet si inxhinieri këngëtar.

“Muzika ka qenë gjithmonë ajo që dua të bëj më shumë në jetë, është e besoj që do të jetë. Ajo që mua më stepi të mos e zgjedh nga ana profesionale është mungesa e tregut të punës. Nuk do doja të luaja këtë lojë me jetën. E kam si plan B”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA