Kryesocialisti Edi Rama i është drejtuar me një mesazh deputetëve në asamblenë e PS. Cilido që dëshiron të ketë mandat tjetër, tha Rama, e ka në dorë ta marrë duke punuar më shumë se në të treja vitet e marra së bashku.
Edi Rama: Formimi i skuadrës sonë të re përfaqësuese duhet të jetë kryefjala e punës që do dalë sot nga kjo asamble. Platforma Deputeti që duam ka sjellë dallëndyshet e para. E gjithë partia duhet të bëhet platformë e hapur duke u përfshirë në një garë të vërtetë jo me anonime, por me angazhim fizik shpirtëro të matshëm, atje në territor. Patjetër edhe në rrjetet sociale për të prekur njerëzit për të zgjuar rrethin e kontakteve me njerëzit dhe për ta çuar PS te njerëzit.
Do jetë një skuadër që do gjejë rrugën dhe vendin për ta bërë më të mirë Shqipërinë. Deputetëve u them sot publikisht që e kanë dëgjuar pas dyerve të mbyllura. Cilido që dëshiron të ketë mandat tjetër, e ka në dorë ta marrë duke punuar më shumë se në të treja vitet e marra së bashku. Vetes nuk ja kam merakun, për të ndenjur më lart duhet të japësh më shumë se të gjithë ata që të kanë ngjitur aty, jo të rrish lart për ato që ke dhënë, siç u ndodh udhëheqësve të vdekur që mendojnë se janë gjallë.
Top Channel