Lista e PD me 12 drejtuesit politikë, Rama: Fund e krye me humbësa, njëri më i rraskapitur se tjetri

08/09/2024 11:38

Listën e Partisë Demokratike me 12 drejtuesit politikë, Rama e cilësoi si fund e krye me humbësa, dhe sipas tij, janë ‘njëri më i rraskapitur se tjetri’.

Rama: Duke mos ndenjur në vend asnjë ditë të këtyre 11 viteve në krye të detyrës, kemi arritur të bëjmë të mundura për Shqipërinë shumë gjëra që deri dje dukeshin të pamundura të ndodhnin në të gjallët tonë. Shpërthimi i Shqipërisë turistike është mbase më e padiskutueshmja ndër këto gjëra sepse shihet ngado dhe prek vëmendjen e të gjithëve. Por gjërat e bëra janë shumë për t’u numëruar jo në një fjalë si kjo, por në një ditë të tërë, realisht. Ja pse sot ata që thonë “s’bëhet Shqipëria”, janë ku e ku më pak sesa kori masiv i atyre që e përsërisin këtë kumt dëshpërues, kudo e kurdoherë, deri 10 vjet më parë. Prandaj është edhe për të qeshur sepse për të qarë, nuk qajmë dot për ta, kur të nxjerrin përballë një ekip drejtues për zgjedhjet e ardhshme si ai që doli para pak ditësh, besoj e patë. Dhe ma ha mendja njësoj si mua, edhe juve ju iku, gjysma e dëshirës për betejë. Fund e krye humbësa kronikë, njëri më i rraskapitur se tjetri, të njëjtët që e nxorrën sa e sa herë fitimtar Lulin e shkretë dhe tani do ta vulosin fitoren në penxheren e katit të tetë.

Dhe pastaj thonë nuk fitohet kundër diktaturës së Edi Ramës dhe PS. Në fakt kjo ‘”diktaktura’’ jonë është si ajo diktatura e Gim Fagut dhe Gaz Çaçit në fushën e basketbollit, që kur hyje në nxemje i shikoje, të dukeshin më të dobët se herën tjetër dhe thoje “ah, sot do i rrahim’’. Po kur fillonte loja ata ta bënin fushën të dukej sikur ishte më e vogël për ty dhe më e madhe për ata. Dhe, edhe rezervat ku futeshin në lojë dukeshin yje. Pastaj vinin ato minutat e tmerrshme vendimtare, kur ta bënin koshin tënd si kullojëse makaronash, me topin që hynte nga të katër anët ndërkohë që, koshi i tyre dukej si kusi e kthyer mbrapsh ku nuk futet dot asgjë. Dhe fundi ishte po ai, i njëjtë dhe dëshpërues; fitonte ‘’diktatura’’ e kuqe.

Mbaronte kampionati i radhës dhe ne fillonim pushimet kurse ‘’diktatorët’’ fillonin, pa ekzgjerim, stërvitjen që të nesërmen, pasi që një natë më parë kishin ngritur kupën, që në 5 të mëngjesit për kampionatin tjetër, duke i rënë përqark e me vrap kodrave të liqenit dhe duke u ngjitur me mushkëritë këtu deri në fyt, lart ta lapidari në Selitë. Po të paktën ne nuk thoshim ‘’fituan me hile’’, mundoheshim të mësonim prej tyre sa të mundnim dhe ndodhte edhe që t’i afroheshim shumë, por asnjëherë nuk i parakaluam dot dhe pas asnjë shaka në këtë pikë PS ngjan shumë me Partizanin e pakonkurueshëm të asaj epoke.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA