“Kush nuk deklaron pagat reale, do trajtohet si hajdutët e energjisë elektrike”, Rama: Pensionistët e dinë se vetëm PS ua rrit pensionet

08/09/2024 12:00

Nga Asambleja e PS, kryeministri Edi Rama njoftoi se do të nisë goditja ndaj sipërmarrjeve që nuk deklarojnë pagat reale të punonjësve. Kreu i qeverisë tha se kush nuk deklaron pagat do arrestohet si ‘hajdutët e energjisë elektrike’.

Rama: Kemi bërë sa kemi mundur jo sa kemi dashur. Disa thonë se po të vinin ata në pushtet do ndalonin kullat dhe do rrisnin pensionet. Po të ishte kështu do kishim hapur rrugën. Pensionistët dinë ta çmojnë më mirë se kushdo tjetër punën tonë për Shqipërinë, prandaj na kanë votuar në të gjithë betejat. Këta të doktraturave të Kristalit dhe Facebook, i konsideron si turmë që shkon pas PS.

Pensionistët këtyre u japin jo ujë në bisht të lugës, por u japin lugën që kur ata të venë në shtëpi, të kuptojnë që e kanë bosh.  Pensionistët e dinë më mirë se o i rrit PS ose nuk i rrisin ata që e shohin Shqipërinë për shesh e përshesh.

Muajin e ardhshëm do të fillojmë edhe informimin mbi zbatimin e një plani kombëtar për garantimin e sigurimeve shoqërore. Do të synojë përfshirjen e pensionistëve në ndarjen e të ardhurave të rritjes ekonomike, përtej bonusve dhe indeksit. Rritja e të ardhurave nga shteti për pensionistët në vitet në vijim nuk mund të jetë domethënëse nëse nuk i japim të gjithë si shtet një goditje domethënëse fenomenit të fshehje të të ardhurave dhe vjedhin çka u takon pensionistëve. Do bëjmë me kuotat atë që bëjnë me faturat. Ata që nuk paguajnë punonjësit me pagë reale, do ti trajtojmë si hajdutët e energjisë elektrike.

Ka ardhur koha që lufta ndaj këtij fenomeni të ngrihet në nivel tjetër në emër të pensionisteve. Këtu nuk flitet për të rritur taksa, do e mbajmë 0 për biznesin e vogël deri në 2029 por do shtrëngojmë bizneset që bëjnë më shumë se 140 mijë euro në vit duke fshehur të ardhurat dhe dukë mbajtur atë që duhet të shkojë në xhepin e pensionistëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA