Kryeministri Edi Rama tha se Komisioni Anktikorrupsion do të vijojë deri në fund, pavarësisht nëse opozita merr ose jo pjesë.
Rama: Sa shumë llafe dhe teori konspiracioni u bënë për projektin tonë të ri të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe anti korrupsionit. “Jo i ka zënë frika nga SPAK-u, jo duan të vënë në kontroll drejtësinë, jo u bënë bashkë me “Non Gratën’’ për t’u mbrojtur nga drejtësia e ku di unë çfarë fantazish të tjera akoma.
Në fakt krejt e kundërta e gjithë këtyre është e vërteta e atij projekti, i cili nisi pavarësisht të gjithë rezistencës absurde të atyre që s’e kanë idenë as të shtetbërjes evropiane dhe as të përmbajtjes së procesit të neogociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, që ka drejtëpërdejtë nevojë për këtë projekt.
Ky projekt do të shkojë deri në fund nën drejtimin e kolegut dhe shokut tonë Fatmir Xhafa pavarësisht nëse do duan apo nuk do të duan ata, që deri tani nuk duan.
Po ashtu, do të bëhet publik së shpejti dhe do të shkojë deri në fund edhe projekti ynë i ri i Shqipërisë transparente, i cili do të shlyejë deri në fund borxhin që u kemi akoma qytetarëve tanë lidhur me sasinë dhe cilësinë e informacionit në kohë reale mbi vendimmarrjet tona në çdo nivel. Pse i sjell këta shembuj ndër të tjerë akoma? Sepse kjo qasje proaktive prej në force të madhe formuese dhe transformuese, për t’i paraprirë punëve të nesërme dhe nxjerr mesimë nga punët e sotme, ka qenë gjatë këtyre 3 mandateve në krye të vendit, garancia për të mos rënë në gjumë mbi dafinat e fitoreve të mëparshme dhe na e ka kompesuar deri diku, boshllëkun e frikshëm të kundërshtarëve seriozë dhe të alternativave reale të qeverisjes sonë.
Top Channel