Droni kap kultivuesin e kanabisit në Malësi të Madhe, arrestohet 68-vjeçari

08/09/2024 10:54

Një 68-vjeçar është arrestuar në Malësi të Madhe pasi është kapur duke kultivuar kanabis në fshatin Shegan. Gjatë kontrolleve te territorit me dron, 68-vjeçari është kapur duke kultivuar 62 fidanë kanabis.

Policia thotë se ky shtetas dyshohet se është dhe autor i kultivimit të 103 fidanëve kanabis të asgjësuara me datë 24.08.2024 në territorin e fshatit Gashaj.

“Bazuar dhe në inteligjencën policore shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Gj. K., 68 vjeç, banues në fshatin Shegan, i dyshuar si autor i kultivimit të 62 fidanëve kanabis, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Gjithashtu bazuar në hetime dhe inteligjencën policore dyshohet se 68-vjeçari është dhe autor i kultivimit të 103 fidanëve kanabis të asgjësuara nga Policia me datë 24.08.2024 në territorin e fshatit Gashaj, Njësia Administrative Kastrat.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.”-njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA