Asambleja e PS, Rama ndan foto nga salla ku do zhvillohen punimet: Nisim punën për skuadrën e re për Shqipërinë 2030

08/09/2024 08:19

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto nga salla ku do të zhvillohen punimet e Asamblesë së PS ditën e sotme në qytetin e Durrësit.

Rama shkruan se sot se do të zgjidhet ekipi drejtues i PS dhe do nisë puna për skuadrën e re përfaqësuese të partisë për Shqipërinë 2030.

“Mirëmëngjesi dhe me këtë pamje nga salla ku sot në Durrës do të zgjedhim ekipin drejtues të partisë socialiste, e do të nisim punën për të ndërtuar skuadrën tonë të re përfaqësuese PS 2030 për Shqipërinë 2030, ju uroj të diel të bukur”, shkruan Rama.

Tetë Shtatori i socialistëve në Durrës, pritet të prodhojë shumë lajme e dallgë brenda PS, duke nisur me propozimet e më pas votimin e kryesisë së re socialiste, nga ku 12 anëtarë zgjidhen prej saj, si dhe kush do të drejtojë sekretariatet.
Sikurse kush qëndron, kush ikën apo kush bën rokadë si drejtues politik në 12 qarqet e vendit.
Të gjitha këto zhvillime të pritshme nga asambleja raportoi gazetari Muhamed Veliu, do të shërbejnë për të qartësuar dinamikat e brendshme të kësaj force politike,  të ardhmen e fatit politik të shumë figurave aktuale të  PS, e mbi të gjitha për të zbuluar planet afatgjata të Edi Ramës për partinë që drejton,  nga ku më i afërmi fitimi një mandati të katërt në parlamentaret 2025.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA