21-vjeçari Klajdi Haka është vënë në prangat e policisë pasi strehonte kushurëririn e tij, Marklen Hakën, i cili ishte i shpallur në kërkim.
Në vijim të operacionit policor të koduar “Liqeni i Bacungut”, të dhënë ditën e djeshme, u arrestua shtetasi K. H., 21 vjeç, banues në Zezë, Nikël, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. H., (banesa ku fshihej shtetasi M. H., alias M. A.) është gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë.
Marklen Haka akuzohet për tentativë vrasje ndaj mikut të tij të dikurshëm Durim Bamit, me porosi të Arben Ndokës, ndërsa i ka mbijetuar disa atentateve.
Top Channel