Presidenti i Meksikës paralajmëron gjykatën të mos bllokojë reformën e tij të gjyqësorit (fotot)

07/09/2024 18:53

Presidenti në largim i Meksikës, Andrés Manuel López Obrador ka paralajmëruar gjykatën e lartë të vendit të mos bllokojë reformën e tij të gjyqësorit, duke thënë se diçka e tillë do të ishte “shkelje flagrante e kushtetutës”.

Mes propozimeve ku përfshihet dhe gjykata kushetuese, është lejimi zgjedhjes së gjyqtarëve me votë popullore. Reformat janë thelbi i tensioneve të fundit mes liderit dhe Shteteve të Bashkuara, teksa raportohet se kane sjelle protesta nga opozita dhe kanë trazuar tregjet financiare, shkruan rrjeti AFP.

Punonjës të gjyqësorit kanë kërkuar që Gjykata e lartë të ndërhyjë për të ndaluar reformën, por kjo sipas López Obrador “nuk ka bazë ligjore.”

Ai tha: “Do të ishte një shkelje flagrante e kushtetutës ndalimi i analizimit, diskutimit dhe nëse është e nevojshme, aprovimi i reformës kushtetuese. Një lëvizje e tillë tregon mungesë respekti për demokracinë dhe drejtësinë, shumë e ngjashme me ligjin e xhunglës”.

SHBA ka paralajmëruar disa herë se reforma të tilla “kërcënojnë” lidhjet tregtare mes vendeve, pasi sipas tyre besimi i investitorëve bazohet te besimi ndaj sistemit gjyqësor të vendit.

Muajin tjetër López Obrador do t’i lërë postin aleates së tij Claudia Sheinbaum.

Ai ka thënë se gjyqësori aktual i shërben interesave të politikës dhe të elitës ekonomike  duke quajtur ate “të kalbur” e “të pushtuar nga korrupsioni,” i cili mbron kompanitë e huaja që shfrytëzojnë burimet dhe ekonominë e Meksikës.

Propozimet e tij u aprovuan kësaj jave nga Kongresi i vendit ku partia e Obrador, Morena dhe aleatët kanë shumicën pas zgjedhjeve të qershorit. Në senat koalicionit në pushtet i mungon një karrige për të pasur maxhorancën.

FOTO GALERI
1/3
Mes propozimeve eshtë lejimi zgjedhjes së gjyqtarëve me votë popullore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA