Ndodh në Korçë! 14-vjeçarja bëhet nënë, babai i fëmijës shoqërohet në Komisariat
07/09/2024 11:26
Një 14-vjeçare është bërë nënë në Korçë.
E mitura është paraqitur ditën e djeshme në maternitet. Policia ka shoqëruar në Komisariat 21-vjeçarin D. K., për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
Ai ka pranuar para policëve se është babai i fëmijës.
Komisariati i Policisë Korçë ndaloi me iniciativë shtetasin D. K., 21 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, pasi dje në martenitetin e qytetit Korçë, ka lindur një fëmijë, një 14-vjeçare. Pas deklarimeve të marra nga Specialistët për Hetimin e Krimit 21-vjeçari ka pranuar që është babai i fëmijës, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel