Kush ishte shënjestra e atentatit në Shkodër? Një nga vëllezërit Kajoshi ndodhej në makinë, njëri kampion boksi, tjetri…

07/09/2024 13:24

Dyshohet se në makinën që u qëllua me armë zjarri në Shkodër ka qenë njeri nga dy djemtë e Sokol Kajoshit, por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Arjon Kajoshi është rekordmeni i Shqipërisë në boks, kampion absolut në vitet e fundit, ndërsa i vëllai Arlind Kajoshi, është marrë me sportin e hipizmit ashtu si i ati, por ai është përfshirë në ngjarjen e rëndë të fillimit të Qershorit, ku disa persona dhunuan me mjete të forta shtetasin Vladimir Bruci.

Policia dyshon se autori i ngjarjes është Alban Bruci, i biri i Vladimir Brucit qe u dhunua në muajin Qershor. Alban Bruci, është një person me të kaluar kriminale. Pritet komunikate e policisë për zyrtarizimin e emrit te tij si i dyshuar.

Pasi ka qëlluar katër herë drejt automjetit, me asnjë të plagosur, autori është shpallur në kërkim.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA