Një 29-vjeçar, i armatosur me hanxhar dhe thikë, shkoi në një stacion policor në perëndim të Gjermanisë, ku i kërcënoi me vrasje oficerët dhe bërtiti në gjuhën arabe “Allahu Akbar” (Zoti është më i madhi), thanë hetuesit gjermanë të premten.
I dyshuari, me shtetësi shqiptare, u kap nga policia dhe nuk ka pasur asnjë të lënduar gjatë incidentit që ndodhi në stacionin policor në Linz, afër Bonit, në orët e hershme të mëngjesit të premten.
Ai është dërguar në mbajtje dhe ka pësuar lëndime të lehta gjatë arrestimit, tha policia.
Prokurorët thanë se ai dyshohet për tentim vrasje dhe për motive ekstremiste islamike.
Policia ka gjetur një flamur të Shtetit Islamik të vizatuar me dorë në mur gjatë bastisjes së banesës së 29-vjeçarit, thanë prokurorët.
“Kemi më shumë se një tregues se i pandehuri u motivua nga islamizmi radikal”, tha Michael Ebling, ministër i Brendshëm i landit perëndimor Rhineland-Palatinate.
Incidenti në Linz ndodhi një ditë pasi një burrë u qëllua me armë për vdekje nga policia në Munih. Ai dyshohej për tentim për të kryer sulm terrorist./ rel
Top Channel