Aksident me vdekje në aksin Elbasan-Librazhd, shoferi përplas 24-vjeçarin që po udhëtonte me motomjet dhe arratiset 

07/09/2024 08:57

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 24-vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Elbasan-Librazhd.

55-vjeçari N. B., me automjetin që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues 32-vjeçarin E.L dhe me motomjetin që drejtohej nga i riu, 24-vjeçari H. S.

Si pasojë, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë. Sipas policisë, 55-vjeçari pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa tashmë është i shpallur në kërkim.

Njoftimi i plotë i policisë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin N. B., 55 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti që ai drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. L., 32 vjeç dhe me motomjetin me drejtues shtetasin H. S., 24 vjeç.

Pas përplasjes drejtuesi i automjetit shtetasi N.B është larguar nga vendi aksidentit dhe vijon puna intensive nga ana e policisë per kapjen e tij.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi H. S.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA