Turqia dënon vrasjen e qytetares së saj nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor (fotot)

06/09/2024 17:17

Qytetarja turko-amerikane Aysenur Ezgi Eygi është qëlluar për vdekje nga forcat izraelite në një protestë kundër kolonive të reja në tokat palestineze, në territorin e pushtuar Nablus të Bregut Perëndimor.

Ministria e jashtme turke shprehte sot keqardhjen për vdekjen dhe dërgonte ngushëllime për familjen e aktivistes duke quajtur ngjarjen “vrasje e kryer nga qeveria e Netanyahu.”

“Izraeli përpiqet të intimidojë këdo që vjen në ndihmë të palestinezëve dhe proteston paqësisht kundër gjenocidit, por kjo politikë dhune nuk do të japë rezultate”, shkruante ministria turke.

Në deklaratën turke shtohej se “Autoritetet izraelite janë përgjegjëse për krime kundër njerëzimit e do të japin llogari para gjykatave ndërkombëtare”, shkruan rrjeti turk TrtWorld.

Gruaja u qëllua të premten nga ushtria izraelite në qytezën e Beita.

Fouad Nafaa, drejtori spitalit të Rafidia Hospital, tha se Eygi mbërriti në spital me një plagë plumbi në kokë.

Ajo kishte lindur në Antalia në 1998, por ndërroi jetë para se doktorët të ndërhynin për ta mbajtur të ndërgjegjshme.

Dëshmitarët e protestës thanë se ushtarët hapën zjarr ndaj grupit të protestuesve kundër kolonive të reja ilegale izraelite në malin Sbeih në jug të Nablus.

Banorët e Beita protestojnë çdo të premte kundër kolonive të reja izraelite në tokat e tyre, që janë konsideruar ilegale nga komuniteti ndërkombëtar.

FOTO GALERI
1/2
Qytetarja turko-amerikane Aysenur Ezgi Eygi është qëlluar për vdekje nga forcat izraelite në një protestë kundër kolonive të reja në tokat palestineze

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA