“Të më sulmojnë me Ritën, është e ulët”/ Roza Lati flet për jetën personale dhe tregon sesi i ka marrëdhëniet me ish-banorët e BBV3

06/09/2024 14:54

Roza Lati ishte sot e ftuar në emisionin “Në shtëpinë Tonë” ku bëri një intervistë ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim.

Ajo gjithashtu gatoi edhe një recetë për të gjithë shikuesit, ndërsa tregoi për raportet me ish-konkurrentët e tjerë të Big Brother Vip, projektet që e presin në vazhdim, si dhe raportin e saj me mamanë.

“Franceska dhe Fationi janë miqtë e mi që unë mbaj relata edhe jashtë Bigut dhe çuditërisht rastisim në të njëjtat evente. Pastaj Erjolën dhe Riken i dua shumë. Unë me Julin fola në telefon përpara disa ditëve që e urova për pjesmarrjen e tij në Fiks Fare. Sa më pëlqeu si zgjedhje”, është shprehur Roza Lati gjatë bisedës me moderatorët Alban Musa dhe Julka Gramo.

Roza Lati ka një përgjigje për të gjitha portalet që kanë shkruar negativisht për të dhe për mamanë e saj.

Paska ardhur Rita dhe më ka shpëtuar. Që të më bien me anë të mamit është shumë e ulët, por taksirati kur ke nënë të famshme unë e di shumë mire se në çfarë valleje jam futur dhe më është regjur lëkura. Mami im është ajo që është dhe unë jam shumë krenare për të. Atë e kam shoqe të ngusht dhe mua ajo më lë të lirë. Portalet që kanë shkruar për karrierën time mu dukën shumë negative. Mesa duket tremben njerëzit. Ishte qesharake, prandaj edhe bëra një reagim sepse as Rita ime nuk u ndje mirë.”

Sa i përket të ardhmes dhe projekteve të reja, Roza Lati preferon të japë një përgjigje pa zbuluar shumë detaje.

“Jam në momentin që po sistemoj pak trurin tim. Ashtu siç hedhim rrobat e çrregullta mbi krevat, ashtu janë edhe mendimet e mia. Për momentin jam në fazë palosjeje. Gjëra të bukura do vijnë, edhe gjëra që nuk i kam bërë më përpara. Do eksperimentoj me veten. Unë jam shumë e kënaqur që publiku ka shumë kurreshtje për mua dhe kjo është arritja më e madhe”, u shpreh ndër të tjera Roza Lati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA