“S’e kisha menduar ndonjëherë që do isha ministër i Brendshëm”, Ervin Hoxha: Uroj që Drejtori i ri i Policisë…

06/09/2024 10:23

Ervin Hoxha, Ministër i Brendshëm në detyrë prej 1 gushtit, njoftoi sot një mori me ndryshime në Ministrinë që drejton, pas ngjarjeve të rënda të gushtit, ku kishte disa vrasje, plagosje apo dhunë.

Gjatë konferencës për shtyp ku lajmëroi “furtunën” e ndryshimeve në Polici, Hoxha mori kohë të fliste edhe për emërimin e tij në krye të ministrisë së Brendshme.

Ai tha se ku u thirr për këtë detyrë nga kryeministri Rama, nuk e kishte menduar kurrë se do drejtonte ministrinë e Brendshme.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha: Unë u thirra në këtë detyrë nga Kryeministri Rama pa e menduar ndonjëherë se mund të isha një ditë Ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë.

Vënia e dorës mbi Kushtetutë kur bëra betimin përpara Presidentit Begaj ishte momenti më emocionues i jetës time profesionale.

Votimi i emrit tim në Kuvendin e Shqipërisë për të marrë këtë detyrë kaq të lartë ishte nderi më i madh që mund të më bëhej si qytetar i kësaj Republike dhe shpërblimi i gjithë këtij betimi është borxhi më i madh ku mund të futesha në jetën time si një njeri i këtij vendi.

As nuk e dyshoj se plot të tjerë mund të kishin kredenciale më të forta për të qenë në vendin tim, që nga ato politike dhe deri tek kredencialet e lidhjeve miqësore. Ky fakt ma bën edhe më të rëndë peshën e përgjegjësisë për ta merituar vlerësimin që mu bë, duke ma besuar këtë detyrë.

Uroj që kështu ta shohin promovimin në karrierë edhe Drejtori i ri i Përgjithshëm dhe drejtuesit e rinj të qarqeve e të strukturave kyçe të Policisë së Shtetit, në këtë kohë historike të Shqipërisë që negocion anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA