
Mori 20 mijë vota me ndihmën e bandave? Sara Mila i përgjigjet Berishës: Mezi pres shtatorin të jemi sy më sy në Parlament
17/06 15:40
Demokratët u mblodhën sërish poshtë zyrës se Erion Veliaj me te njëjtën kërkesë: dorëheqjen e kryebashkiakut te Tiranes për aferën 5 D.
Në mënyrë simbolike demokratët hodhën qese me plehra ne dyert e Bashkisë ndërsa sulmuan diplomatët Europian.
Drejtuesi politik për qarkun e Tiranës Belind Këlliçi kritikoi ambasadorin e Bashkimit Europian Silvio Gonzato qe reklamon si model suksesi kryebashkiakun e Tiranës ndërsa etiketoi si komuniste ish- Përfaqësuesen e Lartë të të BE-së për Politikat e Jashtme, Federica Mogherini.
Urdhrit të Flamur Nokës për të qenë me një prezencë më të shtuar ne protestë ishin përgjigjur vetëm një grusht deputetësh dhe 7 anëtarë të Kryesisë së Partisë Demokratik
Top Channel