Paralajmërimi i fortë i Iranit për Rusinë: Mos anashkaloni Azerbajxhanin në mosmarrëveshjen kufitare

06/09/2024 16:27

Qeveria e re reformiste e Iranit ka paralajmëruar Rusinë që të mos anashkalojë Azerbajxhanin në një mosmarrëveshje kufitare.

Ky paralajmërim vjen ndërkohë që vazhdojnë shqetësimet në Teheran për marrëdhëniet e saj me Moskën.

Ministri i Jashtëm iranian, Sayeed Abbas Araghchi, ndërmori hapin e pazakontë për të qortuar Rusinë pasi Moska u kthye në anën e Azerbajxhanit lidhur me thirrjet e saj për një korridor tokësor përgjatë kufirit Armeni-Iran, për të cilin Teherani ka frikë se mund të kufizojë aksesin e tij në Evropë dhe botën më gjerë.

“Paqja, siguria dhe stabiliteti rajonal nuk janë thjesht një preferencë, por një shtyllë e sigurisë sonë kombëtare. Çdo kërcënim nga veriu, jugu, lindja ose perëndimi ndaj integritetit territorial të fqinjëve tanë ose ripërcaktimi i kufijve është krejtësisht i papranueshëm dhe një vijë e kuqe për Iranin”, tha Araghchi në X.

“The Guardian” shkruan se mosmarrëveshja ka implikime më të gjera gjeo-politike nëse tregon se qeveria e sapozgjedhur iraniane është e gatshme të marrë një linjë më të ashpër me Moskën si pjesë e përpjekjes së saj për të ribalancuar politikën e saj të jashtme.

Rusia dhe Irani do të nënshkruajnë një marrëveshje të re bashkëpunimi strategjik, por përmbajtja është ende e hapur për debat dhe tensionet ekzistojnë brenda qeverisë iraniane mbi çmimin diplomatik të thellimit të aleancës së saj ushtarake me Rusinë , e cila ka parë përdorimin e dronëve të prodhuar nga Irani kundër qytetet në Ukrainë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA