Kina thotë se po ndalon adoptimet nga të huajt duke ngritur shqetësime te amerikanët (fotot)

06/09/2024 16:53

Diplomatët amerikanë raportohet se po kërkojnë sqarime për qindra familjet që janë në proces të adoptimeve ndërkombëtare.

Kjo pasi qeveria komuniste e Kinës thotë se po i jep fund programit të adoptimeve ndërkombëtare, kur qindra familje amerikane janë në proces aplikimi.

Zëdhënesja e ministrisë së jashtme Mao Ning, tha dje se nuk do të lejohen më adoptime drejt vendeve të tjera të fëmijve kinezë, përveç rasteve të lidhjeve të gjakut apo adoptimit të fëmijeve të partnerëve.

Mao tha se vendimi përputhej me konventat aktuale ndërkombëtare.

“Ne vlerësojmë thellë qeveritë apo familjet që duan të adoptojnë fëmijë kinezë, për dashurinë e respektin e treguar”, tha ajo, pa dhene me shume detaje.

Shumë njerëz kanë adoptuar fëmijë nga Kina vitet e fundit por procedurat e zgjatura bëjnë që çiftet të presin me vite të tëra për të marrë fëmijën e tyre, shkruan rrjeti The Guardian.

Familjet amerikane kanë adoptuar 82,674 fëmijë nga Kina që është vendi me numrin më të lartë të kategorisë.

Numri i bebeve të lindura në KInë ra në 9.02 milionë në 2023, dhe qeveria thotë se ka nisur një sërë masash për nxitjen e lindjeve. Më parë politika e ‘një fëmije të lejuar’ në Kinë nxiste që bebet, kryesisht vajza të jepeshin për adoptim, shkruan The Guardian.

FOTO GALERI
1/3
Më parë politika e ‘një fëmije të lejuar’ në Kinë nxiste që bebet, kryesisht vajza të jepeshin për adoptim

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA