Kërcënimi i bombës detyron avionin drejt Frankfurtit në ulje emergjence në Turqi (fotot)

06/09/2024 17:52

Një avion pasagjerësh i linjave indiane Vistara që fluturonte drejt Gjermanisë ka bërë një ulje të detyruar në Turqi sot për një kërcënimi të pashpjeguar për bombë.

Fluturimi UK27 nga Mumbai drejt Frankfurt, me 247 pasagjerë dhe ekuipazh në bord, u ul sot në aerportin Erzurum në lindje të Turqisë, tha guvernatori Mustafa Ciftci për agencinë vendase Anadolu.

Të gjithë pasagjerët u evakuan nga avioni teksa autoritetet nisën kontrollet.

Rrjeti vendas HaberTurk tha se pilotët vendosën të jepnn alarmin kur një nga pasagjerët deklaroi se në avion kishte një bombë.

Linjat Vistara shkruanin në rrjetet sociale se avioni kishte ndryshuar kurs për në Erzurum “për arsye sigurie” dhe se ishte ulur me sukses.

FOTO GALERI
1/2
Rrjeti vendas HaberTurk tha se pilotët vendosën të jepnn alarmin kur një nga pasagjerët deklaroi se ‘në avion kishte një bombë.’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA