I shpallur në kërkim, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë, i dënuar për…
06/09/2024 15:05
Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim për “mashtrim” është kapur në Tiranë.
R. H., banues në Tiranë, u kap në lagjen “Komuna e Parisit”. Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, e ka dënuar me 2 vjet burgim për veprën penale “Mashtrimi”.
Shërbimet e Sektorit për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
Top Channel