I djeg stallat e kushëririt në Kavajë, arrestohet autori i zjarrit të qëllimshëm

06/09/2024 12:14

I vuri zjarrin një stalle bagëtish, në Golem, për motive të dobëta, arrestohet 25-vjeçari.

Si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën një objekt njëkatësh, sipërfaqja e tokës përreth dhe ushqimi i bagëtive.

Në pranga ra E. A., 25 vjeç, banues në Golem.

Ky shtetas dyshohet se i ka vënë zjarrin stallës së bagëtive në pronësi të kushëririt të tij, për motive të dobëta. Nga përhapja e flakëve është djegur objekti njëkatësh ngjitur me stallën e bagëtive, një sasi e konsiderueshme baze ushqimore për bagëtitë dhe sipërfaqja e tokës përreth.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA