Një burrë i ndaluar për një grabitje banese në SHBA i bëri gjërat edhe më keq për veten e tij kur u ankua në polici se ‘metamfetamina e tij mund te ishte e skaduar’ dhe i kërkoi ta testonin, sipas hetuesve në Florida.
Kërkesa e tij duket se u plotësua por rezultati nuk ishte ai që krimineli priste, shkruan rrjeti vendas macon.com
34-vjeçari u akuzua tashmë jo vetëm për grabitjen në banesë, por dhe për zotërim të substancave të ndaluara, njoftonte zyra e sherifit të Lake County. Arrestimi i një jave më parë ishte bërë pas njoftimit të grabitje në shtëpi në Orlando. I dyshuari përshtatej me përshkrimin e një 34-vjeçari që ndodhej në afërsi të vendngjarjes, i cili ishte afruar vetë te oficerët për t’i bërë një pyetje.
Policia shkruante më tej:
“I akuzuari spontanisht deklaroi te oficerët se ‘kishte marrë disa narkotikë të këqij’ dhe nxorri qesen e tij me një substancë në formë kristalesh. Ai më pas deklaroi se malli ‘kishte diçka që nuk shkonte’ prandaj donte ta testonte nëse ishte i vlefshëm”.
Abuzimet me metamfetaminën nga shpërdarësit ilegalë raportohen shpesh në SHBA dhe kanë shkaktuar pasoja të rënda.
Hetuesit thanë më pas se përmbajtja e qeses rezultoi pozitive me drogën e fortë sintetike metamfetaminë.
Ndërsa në video të denoncuara me herët nga qytetari, shihej personi i dyshuar që fillimisht shihte brenda banesë nga dritarja dhe më pas hyri duke thyer një derë rrjete.
Burri u akuzua me grabitje banese, zotërim të substancës së kontrolluar dhe disa shkelje të tjera ‘të kategorise së ulët’, shkruanin zyrtarët e policisë./Macon.com/
Top Channel