Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka refuzuar ftesën e Rusisë për të marrë pjesë në samitin e BRICS në Kazan, duke zgjedhur të jetë i pranishëm në mbledhjen e asamblesë së përgjithshme të OKB-së në New York, që zhvillohet në të njëjtat data në muajin tetor.
“Faleminderit Presidentit Putin dhe njerëzve të BRICS, por ne kemi një vizitë shumë të rëndësishme në ato data. Në Nju Jorku do të kem bisedime me të paktën gjashtë presidentë dhe të paktën shtatë ose tetë kryeministra gjatë sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së”, shkruan presidenti serb në përgjigje të ftesës së presidentit rus.
Samiti i Bricks do të mbahet në datat 22 deri në 24 tetor dhe përkon gjithashtu me kremtimet që do të zhvillohen në serbi për 80-vjetorin e çlirimit të Beogradit.
Refuzimi i ftesës së Rusisë nga presidenti Vuçiç vjen vetëm një ditë pasi zëvendëskryeministri serb, Aleksandër Vulin, takoi presidentin rus dhe deklaroi se Beogradi nuk do të vendosë kurrë sanksione kundër Moskës, ndërsa u ankua për trysninë perëndimore dhe situatën në Kosovë dhe në Bosnjë.
Më herët edhe Presidenti Aleksandar Vuçiç ka thënë se vendosja e sanksioneve nuk është në interesin kombëtar të Serbisë. Ai prej vitesh pretendon se ndjek një politikë “neutrale”, duke balancuar lidhjet mes Moskës, Pekinit, Brukselit dhe Uashingtonit.
Top Channel