Shtetet e Bashkuara akuzuan Rusinë se po ndërhyn përmes dezinformimit të qëllimshëm në zgjedhjet presidenciale në SHBA, ndaj dhe administrate e Joe Biden njoftoi një sërë masash ndaj këtyre përpjekjeve, përfshirë akuza penale kundër dy punonjësve të medias shtetërore ruse RT, si edhe sekuestrimin e faqeve të internetit të përdorura nga Kremlini për të përhapur fake news.
Kremlini po ndërhyn përmes mediave të veta shtetërore, por deri edhe me influencer nga SHBA që nuk e kanë idenë se i ka bërë që të përdorin propagandën ruse, tha sekretari i Drejtësisë Merrick Garland.
“Rusia përmes mediave të saj shtetërore ka përdorur figura amerikane me ndikim dhe me audiencë të gjerë në mediave sociale, pa dijeninë e tyre, për të përhapur dezinformata dhe propagandë. Përpjekjet e saj për të ndikuar zgjedhjet e nëntorit përqendrohen tek sulmet kibernetike dhe fushatat e dezinformimit. Taktikat përfshijnë përdorimin e mediave shtetërore si RT për të përhapur mesazhe dhe përmbajtje kundër Shteteve të Bashkuara, si edhe faqe interneti dhe llogari mediash sociale të rreme që përforcojnë ato pretendime dhe i shpërndajnë përmes komunikimeve online të amerikanëve”, tha Garland.
Garland u shpreh se rrethi i brendshëm i presidentit rus Vladimir Putin ka udhëzuar firma ruse të marrëdhënieve me publikun, që të nxisin “dezinformimin dhe narrativën shtetërore si pjesë të një fushatë për të influencuar zgjedhjet presidenciale 2024 në SHBA”. Nga sanksionet janë prekur ndër të tjera kryeredaktorja e RT Margarita Simonjan, si dhe të tjerë persona nga stafi drejtues i kësaj mediaje.
Si pasojë e sanksioneve, janë ngrirë pasuritë e të prekurve në SHBA, ndërsa qytetarëve amerikanë u ndalohen bizneset me ta. Pretendime për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane nga ana e Rusisë ka pasur edhe për presidencialet e 2020-tës. Në një raport të shërbimi sekret thuhet se Moska ka dashur të influencojë rezultatin e zgjedhjeve dhe të mbjellë pakënaqësi në vend.
Top Channel