
Një 82-vjeçar grek është arrestuar nga policia në zonën e Kozanit, pasi gjatë kontrollit u konstatua se mbante në makinë një çantë udhëtimi me 26 pako kanabis të papërpunuar, me peshë totale 30 kilogramë e 10 gramë.
82-vjeçari u arrestua nga punonjësit e Policisë së Prokurorisë së Antidrogës së Kosturit dhe Skuadrës kundër Krimit Ndërkufitar (OPDE) në Mesopotami, pas një operacioni të koordinuar policor, ku u identifikua automjeti me drejtues 82-vjeçarin, në zonën e Kozanit.
Ndaj të moshuarit është ngritur një kallëzim penal për trafikim të një sasie të madhe lënde narkotike.
Prokuroria e Antidrogës në Kostur nisi hetimet paraprake për rastin, ndërsa i arrestuari me çështjen penale të ngritur ndaj tij u dërgua te Prokuroria Penale e Kosturit.
Top Channel