Drejtori i Policisë Rrumbullaku ende në detyrë, por Ministria e Brendshme hap procesin për ta zëvendësuar: Të aplikojnë të gjithë ata që plotësojnë kriteret

05/09/2024 20:30

Ditën e nesërme do të hapet gara për kreun e ri të Policisë së Shtetit.

Burime për gazetaren Dorjana Bezat bëjnë me dije se Ministria e Brendshme do të ftojë të gjithë personat që përmbushin kriteret për të aplikuar për këtë pozicion.

Kjo lëvizje mbetet me e dyshimtë pasi deri më tani, Muhamet Rrumbullaku nuk ka dhënë dorëheqjen dhe as nuk i është komunikuar shkarkimi ( të paktën publikisht).

Duket se këto 36 ditë në detyrë, Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha i ka përdorur për të hartuar një mori me ndryshime të thella në Ministrinë që drejton.

Gazetarët e Top Channel, Doriana Bezat dhe Muhamed Veliu, duke iu referuar burimeve nga Ministria e Brendshme dhe qeveria kanë mundur të mësojnë atë që pritet të shpalosë ministri Hoxha paraditen e së premtes.

Po ashtu priten ndryshime të shumta në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, duke përfshirë të gjithë zinxhirin drejtues dhe drejtuesit e drejtorive vendore.

Priten ndryshime edhe në drejtimin e drejtorive në varësi të Ministrisë së Brendshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA