Pasi policia pranoi jo zyrtarisht se e thirri Safet Bajrin mbrëmjen e kaluar për të verifikuar automjetin me të cilin ai po udhëtonte, nga Lezha drejt Shkodrës, ka reaguar avokati i tij.
Për shkak se janë këqyrur disa kamera sigurie mbas një atentati në Shkodër, policia kishte dyshime se atentati ka pasur në shënjestër mjetin e Safet Bajrit ndaj dhe makina është kontrolluat. Bajri ka qëndruar pak momente në polici dhe më pas është lënë i lirë.
Ndërkohë në një reagim për mediat avokati Sokol Tahiraj, mbrojtësi ligjor i Safet Bajrit ka përgënjeshtruar lajmin e dhënë më herët për sa i përket shoqërimit në polici.
“Ai është shoqëruar vetëm për një verifikim dhe më pas është lënë i lire. Dua të theksoj se nuk ka lidhje as me atentatin as me shënjestrën e atentatit dhe me asnjë person të përfshirë në këtë atentat. E përgënjeshtroj lajmin me qëllim mos përbaltjen e emrit te klientit tim”- tha avokati.
Top Channel