Negociata për largimin e 500 punonjësve/ Kryebashkiaku Gledian Llatja pas mbledhjes në “Kurum”: Pagë e plotë për çdo punonjës që do të vazhdojë punën, uzina e petëzimit hapet brenda vitit

04/09/2024 11:28

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, ndodhet këtë të mërkurë pranë ambienteve të kompanisë Kurum, pas disa ditësh negociata për çështjen e  500 punonjësve të larguar nga puna.

Pas mbledhjes me drejtuesit e kompanisë, Llatja tha se u arritën disa marrëveshje për punonjësit.

“Çdo punëtor që do të vazhdojë punën do të trajtohet me pagesë të plotë. Të gjithë punonjësit e tjerë do të trajtohen me pagë 35.000 me afat të pacaktuar derisa të nisë prodhimi. Për uzinën e petëzimit morëm garanci se do të hapet brenda këtij viti kalendarik“, tha kryebashkiaku.

Edhe pse zyra e shtypit e Kurum njoftoi që do të kishte një dalje publike nga përfaqësues të kompanisë, kjo e fundit sërish zgjodhi heshtjen duke mos u përballur me gazetarët për çështjen sensitive të mbetjeve toksike.

Tashmë, Kurum po hetohet nga Prokuroria e Durrësit për mbetjet e rrezikshme që u nisën nga porti i Durrësit me destinacion Tajlandën. Gjithashtu për këtë çështje ka nisur edhe një hetim ndërkombëtar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA