“Ne nuk kemi dhuruar se me rrogën jetojmë”, Sinaj i kthehet Bardhit: Dhashë 100 milionë lekë kur ndodhi tërmeti, vjen këtu me gjëra banale

04/09/2024 12:54

Një debat tjetër për donacionet e deputetit socialist, Vullnet Sinaj, u zhvillua në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Sinaj: Kur ndodhi tragjedia e tërmetit unë dhurova nga llogaria ime personale për buxhetin e shtetit 100 milionë lekë.

Bardhi: Meqë besoni te drejtësia, s’ka nevojë të bëni numra. Kam dhuruar kam dhuruar këtë. Ke falur se ke përfituar. Ne të tjerët nuk kemi çfarë falim, sepse jetojmë me rrogën. Kompanitë tuaja ishin në prag falimenti, kur u bëtë deputet, nga tre, kompanitë tuaja shkuan në 25.

Sinaj: Asnjë sekuestro nuk ka pasur për bizneset e mia, sikurse mendon Bardhi. Por, zoti Bardhi, ka qenë një donacion që bëra unë njeriut të afërt për të blerë shtëpi. Banka e kishte më kollaj të më merrte lekët mua. Këtu janë gjëra banale.

Bardhi: Sinaj ka marrë në mënyrë të rregullt dividentin nga secila prej këtyre kompanive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA