Kundërshtuan me forcë efektivët në plazhin e Vlorës! Arrestohen tre persona, shpallen në kërkim tre të tjerë

04/09/2024 09:53

Tre persona që kundërshtuan me forcë efektivët e policisë në plazhin e Delisufit në Vlorë dy ditë më parë, janë arrestuar nga policia.

Në pranga ranë I. D., shtetas shqiptar, banues në Itali;  M. B., shtetas maroken, banues në Itali dhe M. M., shtetas italian, banues në Itali.

Gjithashtu, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e 3 shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast, konkretisht:

-A. M., lindur në Kavajë dhe banues në Itali, S. P., lindur dhe banues në Sarandë. A. E., lindur në Kosovë dhe banues në Itali.

Vijon puna për kapjen e këtyre shtetasve.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA