Fotot/ Prej dy ditësh në Letoni, presidenti Begaj rikonfirmon angazhimin ushtarak të Shqipërisë në NATO

04/09/2024 17:16

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në ditën e dytë të qëndrimit në Letoni, zhvilloi një vizitë në komandën e Grupit të Betejës në Kamp Ādaži, teksa rikonfirmoi edhe angazhimin për shtimin e kontributit ushtarak të Shqipërisë në përputhje me nevojat e NATO-s.

Presidenti Begaj, Komandat i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, u prit me një paradë ushtarake në prani të Ministrit letonez të Mbrojtjes, Andris Sprūds, dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Gjenerallejtënant Leonīds Kalniņš.

Kreu i Shtetit zhvilloi një takim me drejtuesit e Kamp Ādaži, ku janë të dislokuar Divizioni Shumëkombësh i NATO-s për Veriun, që drejtohet nga Danimarka, si dhe Grupi i Betejës së NATO-s, në kuadër të prezencës së përparuar që drejtohet nga Kanadaja.

Presidenti vlerësoi përkushtimin e kontingjentit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Ai vlerësoi kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre duke theksuar se :ata janë krenari e Shqipërisë dhe me veprën e tyre lartojnë flamurin dhe emrin e saj në botë.

Gjatë bisedës me ushtarakët, Begaj shprehu mirënjohje për sakrificat e tyre, duke i garantuar mbështetjen e tij dhe të shtetit për pjesëmarrjen në këtë mision që nderon Shqipërinë e rreshtuar në bllokun e Aleancës kundër agresionit rus në Ukrainë.

Gjatë vizitës në Kamp Adazi, Presidenti i Republikës nderoi dy Dëshmorët e Atdheut që ranë në krye të detyrës në vitin 2019, Nëntetar Zarife Hasanaj dhe Major Klodian Tanushin, duke kryer homazhe në memorialin e tyre.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA