Lajm i fundit/ Të shtëna me armë në Kukës, dyshohet për një të plagosur Elton John ka mbetur me shikim të kufizuar pas një infeksioni të rëndë të syve, ka bërë të ditur vetë këngëtari 77-vjeçar.
Ai zbuloi se po shërohej nga infeksioni në njërin sy, por tha se shërimi i tij do të merrte disa kohë.
Në një postim në Instagram, John tha: “Gjatë verës, jam përballur me një infeksion të rëndë të syrit që fatkeqësisht më ka lënë vetëm me shikim të kufizuar në njërin sy.
“Jam duke u shëruar, por është një proces jashtëzakonisht i ngadalshëm dhe do të duhet pak kohë para se shikimi të kthehet në syrin e prekur. Unë jam shumë mirënjohës për ekipin e shkëlqyer të mjekëve dhe infermierëve dhe familjen time, të cilët janë kujdesur kaq mirë për mua gjatë disa javëve të fundit.
“Unë e kam kaluar në heshtje verën duke u rikuperuar në shtëpi dhe po ndihem pozitiv për përparimin që kam bërë në shërimin dhe rimëkëmbjen time deri më tani.”
Yje të shumtë iu përgjigjën postimit duke i uruar shërim të shpejtë këngëtarit, mes tyre stilistja Donatella Versace, prezantuesi i radios Bob Harris dhe aktori Layton Ëilliams.
Së fundmi u njoftua se filmi dokumentar Elton John: Never Too Late do të ketë premierën evropiane në festivalin e sivjetshëm të filmit BFI në Londër.
Top Channel