Debate për mandatin e deputetit të PS në Këshillin e Mandateve/ Bardhi: Ke përfituar para nga buxheti i shtetit! Sinaj: S’kam marrë asnjë lekë! Rrogën e kam dhuruar për njerëzit në nevojë

04/09/2024 11:54

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin drejtuar nga kryetarja e kuvendit, Elisa Spiropali, po diskuton sot mocionin për mandatin e deputetit Vullnet Sinaj.

Mbledhja nisi me debat mes kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokraike, Gazment Bardhi dhe deputetin socialist Vullnet Sinaj. Bardhi e akuzoi Sinajn se “ka në pronësi disa kompani që kanë përfituar të ardhura nga buxheti i shtetit”. Nga ana e tij, Sinaj hodhi poshtë akuzat dhe u shpreh se biznesmen ka qenë që para se të hynte në politikë. “Nuk kam përfituar asnjë lekë nga buxheti i shtetit”, tha socialisti, duke shtuar se “rrogën e ka dhënë donacion për njerëzit në nevojë”.

Bardhi: Deputeti Sinaj ka në pronësi disa kompani që kanë përfituar të ardhura nga buxheti i shtetit.

Transaksioni verifikohet nga buxheti i shtetit dhe Ministria e Financave. Po të mbledhim shumat monetare kredituar në kompanitë e deputetit, Sinaj ka marrë një total prej gati 37 milionë lekësh. Çështja duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese për papajtueshmëri të mandatit.

Sinaj: Nuk jam bërë biznesmen kur jam futur në politikë. Rrogën time e kam dhënë donacion për njerëzit në nevojë. 100 milion lekë kam dhënë për tërmetin. Si nuk e gjete këtë në buxhet të shtetit? Bizneset e mia mbajnë me punë 2500 punonjës me siguracione private.

Gjatë debatit, Sinaj përsëriti vazhdimisht donacionet që ka bërë dhe këkroi falënderim nga kolegët opozitarë. Ndërsa Bardhi tha se nga momenti kur ka marrë mandatit e deputetit, “Sinaj ka shtuar numrin e kompanive nga 3 në 25”.

Sinaj: Unë kam dhuruar dhe prisja që sot të më falënderonit.

Bardhi: Po e kalon si shumë debat personal, kjo është çështje ligjore. Se po të jetë për politik, jeni i vetmi që dilni në raportin e Transparency International, ku jeni i vetmi që ju del emri, si përfituat para. Kompanitë tuaja ishin në prag falimenti, u bëtë deputet, nga tre, kompanitë tuaja shkuan në 25. Meqë besoni te drejtësia, s’ka nevojë të bëni numra. Kam dhuruar kam dhuruar këtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA