Burri dogji me benzinë gruan/ Çifti nuk ishte në proces divorci, 31-vjeçarja jetonte me të ëmën! Autori konsumonte alkool

04/09/2024 13:30

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e 31 gushtit ku nëna e dy fëmijëve Melisa Trëndafili u dogj me benzinë nga bashkëshorti Bledar Trëndafili, teksa ky i fundit ende nuk është kapur nga policia. 

Sipas të dhënave nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë nuk ka asnjë çështje gjyqësore për zgjidhjen e martesës mes Melisa Trëndafili dhe Bledar Trëndafili.

Po ashtu 31 vjeçarja nuk rezulton të ketë kërkuar urdhër mbrojtje ndërsa sipas të dhënave prej disa muajsh ajo së bashku me dy fëmijët e saj të mitur ishte strehuar tek banesa e nënës së saj në lagjen 2 të qytetit për shkak të problemeve në çift, pasi bashkëshorti njihej si person që konsumonte shpesh pije alkoolike.

Pas ngjarjes së rëndë policia bëri me dije se çifti ishte në proces divorci dhe jetonin të ndarë ndërsa 45 vjeçari kishte tentuar të digjte me benzinë bashkëshorten dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Thirrjeve për ndihmë të së resë i ishin përgjigjur fqinjët të cilët i dhanë asaj ndihmën e parë ndërsa më tej u transportua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Pak orë më vonë Melisa u dërgua drejt Tiranës për ndihmë të specializuar për shkak të djegieve që kishte marrë në pjesën e krahëve dhe trupit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA