“Bëjmë jetë qejfi e luksi”/ Ilir Meta dhe Bes Kallaku “djegin” Valbonën me këngë valle dhe…not

04/09/2024 09:22

Për kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta, pushimet nuk kanë mbaruar.

Së fundmi ai ka eksploruar Valbonën, nga ku nuk ka kursyer as videot duke kërcyer, kënduar dhe notuar në ujë të ftohtë.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ai shihet teksa këndon e kërcen me këngëtarin Bes Kallaku, “bëjmë jetë qejfi e luksi, e para Laçi, e para Kukësi”.

Teksa mban bluzën e tij të preferuar jeshile dhe qeleshe në kokë, Meta duket teksa kecën me vrull.

@ilirmetazyrtar

Kur Lugina e Valbonës ndizet flakë🔥 nga Bes Kallaku me këngën: “E para Laçi e para Kukësi!”

♬ original sound – Ilir Meta

Një ditë pas “festës”, ish presidenti ka ndarë një tjetër video ku lahet në ujërat e ftohta të Valbonës.

“Mirmëngjesi nga Valbona, nga zemra e maleve tona. Malet tona më të larta, ujërat tona më të kaltra”, thotë Meta pas zhytjes në lumë.

@ilirmetazyrtar

Mirëmëngjes nga Valbona, zemra e Alpeve tona! ❤️⛰️🇦🇱 Malet tona më të larta! Ujrat tona më të kaltra!

♬ original sound – Ilir Meta

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA