Ky është automjeti që përdorën autorët për atentatin e ndodhur sot në zonën e “Don Boskos” në Tiranë një ditë më parë.

Mjeti dyshohet të jetë përdorur nga autorët dhe më pas është djegur në Kamëz. Të plagosurit mbetën Kastriot Elezi 45 vjeç dhe Ronaldo Metushi 22 vjeç

“Nuk kam konflikte me askënd”, ka deklaruar në dëshminë e tij Kastriot Elezi, që dyshohet se ishte shënjestra e atentatit të një ditë më parë në zonën e “Don Boskos”.

“Po pija kafe poshtë shtëpisë me Ronaldon, sikurse bëj pothuajse çdo ditë. Nuk kam asnjë angazhim në ditën time, sepse jam i papunë. Autorët nuk i pashë, nuk di të them kush më ka qëlluar, sepse unë nuk kam konflikte me askënd dhe nuk ruhem. Dal çdo ditë në kafe dhe në rrugë”, është shprehur ai.

45-vjeçari rezulton me precedent të mëparshëm penal.

Tre persona dyshohet se ishin të përfshirë në atentatin në “Don Bosko”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe Ronaldo Metushi. Aktualisht, policia po ekzaminon makinën  e dyshuar të autorëve, që u gjet e djegur pak minuta pas ngjarjes, në zonën e Kamzës, si dhe pistoletën me silenciator për të gjetur të dhëna për autorët. Po ashtu, po kqyren kamerat e sigurisë, që kanë kapur të gjithë ngjarjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA