U fut për t’u larë, mbytet 18-vjeçari në lumin Buna
03/09/2024 16:29
Një 18-vjeçar është mbytur në lumin Buna këtë pasdite.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30 në fshatin Obot, kur i riu u fut për t’u larë në lum. Por, fatkeqësisht, dyshohet se e mori rrjedha e lumit dhe si pasojë u mbyt.
Shërbimet e Policisë shkuan në vendngjarje dhe në bashkëpunim me banorët e zonës kërkuan përgjatë rrjedhës së lumit, ku gjetën trupin e pajetë të 18-vjeçarit.
Top Channel